2014-03-04
    Ballkan Forum Email Chat Shqiptaret Gazeta Televizione Reklamat
    Banka Bursa Bashkia Kryeministra Instat Gjyqesori Millennium  
POLITIKA
Pozita
Opozita
Parlament
Presidence
Zgjedhjet
Politika e jashtme
KRONIKA
Lajmi i dites
Lajme nga rrethet
Prokukori
Gjykate
Policia
EKONOMI
Biznes
Finance
Investime
Bankat
SOCIALE
Bashkia
Shendetesi
Arsimi
Turizmi
Trotuar
Reportazhe
Personazh
KULTURE
Monumente
Muzika
Arti
Galeri
Kinema
Libri
BOTA
Emigrantet
Lajme nga rajoni
Lajme nga bota
Diplomaci
SPORTI
Sporte vendi
Sporte bote
Legjionarėt
**Gjermani 2006**
“Athina 2004”
OPINIONE
Analize
Koment
Opinion
Dosier
Speciale
Letrat e Lexuesve



Lajme nga Dosier

CIA i ofroi 500 mijw USD Enver Hoxhws dhe Memhet Shehut tw twrhiqeshin

Autori i Lajmit: Rudina Dervishi




Planet pwr rrwzimin dhe sistemit dhe roli i Kim Filbit


Nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Shqipėri pritet tė dalė pranverėn e ardhshme libri Operation Valuable Fiend ose nė shqip Operacioni kundėrshtari i dobishėm , me autor Albert Lulushin. Libri pėrmban historinė e operacionit tė Agjencisė Qendrore tė Zbulimit amerikan, CIA, pėr pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri nė fillim tė viteve 50 . Dihet tashmė se operacioni dėshtoi, por pse dėshtoi? Regjimi komunist i Shqipėrisė e propagandoi kėtė dėshtim si fitore tė tij, ndėrsa Nicholas Bethel hodhi nė vitin 1984 tezėn se amerikanėt i tradhtoi agjenti i shumėfishtė Kim Filbi. Pa e hedhur poshtė kėtė tezė, studiuesi Albert Lulushi e thellon studimin e kėtij operacioni dhe pėrshkruan elementė tė shumtė qė kontribuan nė dėshtimin e tij, ndėrkohė qė janė hapur edhe dokumentet e CIA-s pėr operacionin e koduar BGFIEND.

Si ju lindi ideja pėr kėtė libėr?
Si shumė shqiptarė tė brezit tim unė duke u shkolluar nė shkollat komuniste shqiptare kisha dėgjuar versionin qė propaganda e qeverisė shqiptare dha pėr kėtė operacion. Kur erdha nė SHBA lexova librin e Nicholas Bethel-it dhe pėr njė farė periudhe m’u duk si pėrgjigje e mjaftueshme dhe e kėnaqshme pėr pyetjen. Pastaj para njė viti po bėja kėrkime nė arkivat qendrore kėtu nė Shtetet e Bashkuara dhe pashė qė CIA kishte deklasifikuar njė sasi shumė tė madhe dokumentesh operacionale pėr kėtė operacion qė ata ndėrmorėn midis viteve 1949 dhe 1954. Dhe pastaj duke lexuar gjithė dokumentacionet, kuptova se historia e plotė nuk ishte treguar, nuk i ishte paraqitur qoftė publikut amerikan qoftė atij shqiptar.

Pra cili ishte plani operacional i CIA-s?
Nė fillim tė vitit 49-tė ekzistonte njė mundėsi shumė e mirė pėr CIA-n qė tė pėrmbyste njė nga regjimet qė ishte nėn varėsinė e Bashkimit Sovjetik. Ky regjim ishte Shqipėria. Nė atė kohė, siē e dini edhe ju, Tito-ja ishte shkėputur nga blloku komunist, Shqipėria vazhdonte tė ishte nėn varėsi tė BS, por nga ana fizike ishte e izoluar, kėshtu qė nėqoftėse mund tė ndodhte diēka nė Shqipėri nuk kishte mundėsi qė trupa sovjetike tė transferoheshin dhe tė mbėshtetnin pushtetin shqiptar. Kėshtu nga pikėpamja e izolimit ekzistonte mundėsia. CIA nė atė kohė e zgjeroi rolin e saj, ata deri nė atė periudhė ishin munduar qė veprimet e tyre tė pėrqendroheshin nė mbledhjen e informacioneve dhe raportimin pėr administratėn ose pėr Kongresin se ēfarė ndodhte nė vendet e tjera. Nė 48-ėn dhe 49-ėn roli i tyre u zgjerua nga Kongresi nė mėnyrė qė tė ndėrmerrnin dhe operacione paraushtarake. Kjo agjenci e re qė u krijua brenda CIA-s, e kryesuar nga Frank Wisner e pa qė Shqipėria dhe njė plan pėr Shqipėrinė mund tė ishte plani i parė qė mund tė pėrgatisnin dhe kryenin nga pikėpamja paraushtarake. Dhe kėshtu e filluan ta planifikonin dhe ta vinin nė ekzekutim planin e tyre.

Sa i mirė pėrgatitur ishte ky plan?
Po ta shohėsh nga ana teorike, nga mėnyra sesi i kishin studiuar aspektet mund tė them se ishte planifikuar krejtėsisht, nga krijimi i opozitės jashtė Shqipėrisė me forcat antikomuniste kryesisht nė Itali dhe Greqi qė kishin emigruar pas Luftės sė Dytė Botėrore, deri nė aspekte tė planit qė parashikonin, pėr shembull, 500 mijė dollarė mund t i ofroheshin Mehmet Shehut edhe Enver Hoxhės nė mėnyre qė ata tė mos kundėrshtonin ose tė mos drejtonin ushtrinė pėr tė vepruar kundėr operacioneve. Shumė prej tyre ngelėn nė aspektin teorik. Shumė pak nga kėto aktivitete u vunė nė zbatim nė praktikė.

Subjekti ėshtė shumė interesant dhe pse kanė kaluar kaq shumė vite, megjithatė teza e hedhur nga anglezėt pėr agjentin e shumėfishtė Kim Filbi, i cili njoftonte sovjetikėt dhe sovjetikėt mė pas komunistėt nė Tiranė. A ėshtė kjo teza e vetme, ēfarė tė rejash zbuluar ju qė e zbehin apo e pėrforcojnė kėtė tezė?
Pėr mendimin tim, arsyeja kryesore pse operacionet dėshtuan nuk ishte Filbi, ka shumė arsye, por po shohim disa. Sido qė CIA dhe shėrbimi sekret anglez ishin aleatė nė kėtė operacion, vetė mėnyra sesi kėto operacione sekrete ekzekutoheshin nga pikėpamja operacionale, ka distancė midis dy shėrbimeve. Palėt e CIA-s nuk ndahen dhe nuk i paraqiten palės angleze dhe anasjelltas. Kėshtu sido qė Filbi, pėr shembull, nga ana strategjike mund tė kishte dijeni pėr planin dhe synimin e objektivat e planit nga ana operacionale ai nuk e dinte se ku do tė parashutoheshin agjentėt amerikanė. Po ti shohėsh faktet, ata agjentė qė u kapėn ose dhe u vranė ishin mė shumė amerikanė, kurse agjentėt anglezė qė dėrgonin, nė pėrgjithėsi ishin tė suksesshėm dhe dilnin nga Shqipėria pa rėnė nė duart e sigurimit. Dhe mund tė bėhet pyeteja, nėse Filbi i sabotonte kėto operacione ai do tė sabotonte qoftė operacionet angleze po ashtu dhe tė amerikanėve. Pastaj po ti shohėsh dėshtimi mė i madh pėr amerikanėt ndodhi pasi Filbi u tėrhoq nga Uashingtoni, pasi ai ra nė dyshim se ishte agjent i dyfishtė, e thirrėn nga Uashingtoni nė Londėr dhe u detyrua tė jepte dorėheqjen nga shėrbimi sekret anglez dhe kjo ishte nė pranverėn dhe verėn e 51-shit kurse humbjet mė tė rėnda tė amerikanėve nė kėtė operacion ndodhėn nė 52-shin deri nė 54-ėn.

Pas kėsaj ka pasur pėrpjekje tė tjera nga CIA pėr tė pėrmbysur regjimin komunist nė Shqipėri?
Nuk ka pasur veprime aktive. E them kėtė sepse njė nga mėsimet qė qoftė administrata politike por dhe CIA nxori nga ky operacion ishte qė ishte shumė e vėshtirė pėr tė pėrmbysur njė regjim qė ishte vendosur nė Evropėn Lindore. Ata e kaluan vėmendjen nė Lindjen e Mesme, pėr shembull, organizuan njė grusht shteti nė Teheran nė 53-shin dhe pastaj e kaluan vėmendjen nė Amerikėn Latine nė 54-ėn ku organizuan njė grush shteti nė Guatemalė. Nga pikėpamja e asaj kohe tė dy kėto operacione ishin tė suksesshme dhe e arritėn objektivin e tyre. Kėshtu qė nga pala amerikane u pa qė ėshtė mė mirė qė tė drejtohen nga agjentėt qė ishin pėrgatitur dhe kishin marrė pėrvojėn e operacionit shqiptar ose nė Lindjen e Mesme ose nė Amerikėn Latine sepse aty ka mė shumė mundėsi qė tė ketė sukses. Tė njejtėn agjentė u pėrdorėn pėr tė kryer operacionin nė Kubė nė 61-shin qė e dimė qė pėrfundoi nė dėshtim pėr amerikanėt, mė pas ata kaluan nė Azinė Juglindore, nė Vietnam, Indokinė, e tė tjera.

Pėrveē vlerave historike ēfarė mendoni se do tė sjellė ky libėr pėr shoqėrinė dhe politikėn shqiptare, tashmė nė demokraci?
Ėshtė pyetje shumė interesante, se kėto janė ngjarje qė kanė ndodh rreth 60 vjet pėrpara. Njė aspekt qė mendoj se libri ka vlerė ėshtė se e tregon historinė nė mėnyrė faktike duke u bazuar nė dokumente pa influenca subjektive tė pikėpamjeve tė ndryshme. Por edhe njė mėsim tjetėr qė mund ta shikojmė nė njė shkallė mė tė lartė ėshtė se, pėr mendimin tim, njė nga arsyet pse operacion dėshtoj ishte se forcat antikomuniste shqiptare nuk arritėn tė bashkoheshin nė njė front unik ashtu siē nuk u bashkuan gjatė luftės edhe pas luftės ata vazhduan qė tė ishin tė pėrēarė dhe tė luftonin me njėri-tjetrit. Po tė shikosh pėr shembull nė vitin 1999 kur kishim komfliktin nė Kosovė, edhe pse kishin divergjenca midis tyre, forcat politike shqiptare paraqitėn njė front tė bashkuar, dhe paten sukses. Si njė mėsim, pėr shembull, pėr palėt nė politikė sot, si nė Kosovė edhe nė Shqipėri, sidoqė mund tė ketė divergjenca brenda pėr brenda, pėr sa i pėrket aspektit ndėrkombėtar, aspektit tė avancimit tė ēėshtjes sė kombit shqiptar nė bashkėsinė ndėrkombėtare, duhet tė ekzistojė nė front i bashkuar. VOA

Ky lajm ėshtė publikuar: 29/11/2013


  KERKO TEK BALLKAN

POLITIKA

RTSH, Komisioni i Medias bllokon procesin, nė pritje tė njė marrėveshje


Ministria e Bujqėsisė: Karburant me ēmim 100 lekė litri pėr fermerėt


Basha: Opozita do jetė e pranishme nė kuvend


Spiropali: U arkėtuan 10 miliard e 177 milionė lekė


Ligjet, seancė dėgjimore pėr trajtimin e tė burgosurve



Koment

Dėmton politika e keqe pa emėrues tė pėrbashkėt


I tillė ishte Azem Hajdari


Tė hiqet imuniteti ligjor pėr njerėzit e zgjedhur nė pushtet!


FATI , PĖR FATZINJTĖ...


Korrupsioni ėshtė rreziku i njė shoqėrie pėr dėshtim!



KRONIKA

Arrestohet grupi kriminal, 13 nė pranga, 2 nė kėrkim


Gjyqi ndaj meje i montuar pėr qėllime politike, tė pushohet


Gėrdeci, lirohet Ylli Pinari ishte dėnuar me 15 vite burg


Tiranė, eksploziv banesės sė biznesmenit, plagoset njė vajzė


Kapen me 450 kg drogė, nė pranga 2 persona


2001-2004 Ballkan.com
Te gjitha te drejtat e rezervuara "Ferano Group" Sh.p.k
Programuar nga Shqiperia.Com
Adresa e Redaksisë:
Rruga e Durresit, Nr 61, Tirane, Shqiperi
Tel / Fax: +355 4 229 954